August 6, 2024

Ruaje shëndetin – Shaban Emini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

RUAJE SHËNDETIN

Kur jemi shëndosh e mirë
Për shëndetin s’mendojmë fare
Po,kur dhimbjet paraqiten
Të shqetësuar,kërkojmë qare !

Shëndetin tonë dhimbjet e përshkojnë
Nga reuma,të ftohtit e puna e rëndë
Unë kur isha i ri,fare s’mendoja
Tash më dhemb trupi,e boshti kurrizor!

Mosha e shtyrë,qenka e rëndë
I kërkoj ndihmë fizioterapeutit.
Në cdo seancë,më pyet si ndihem
Terapinë fillon,dhe më jep kurajo !

Puna dhe sjellja e Besartit më lumturon
Ai, pa pushim pranon e përcjell klient
Ju jep këshilla,me terapi ua letëson dhimbjet
Shpirtërisht lehtësohet,kur ata ndihen mirë!

Shaban V. Emini.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com