Luftëtarit të Roganës – Sahit Ymeri
E hënë, më 29 nëntor 2021, në orën 12:41
LUFTËTARIT TË ROGANËS
Guximi, ishte fillimi i fitores,
Dhe predha kur gjëmon
Afshi përbrenda shpirti ushton,
Patjetër forca e zemrës pulson,
Fusha magnetike drejtimin ia tjetërson.
Edhe pse godasin në vende të ndjeshme,
Por shpirti e zemra emblemë lirie,
Merr jehonë dhe këndon, lirinë e pagëzojmë Dardani,
Mbi korën e Dardanisë, deri në damarët e pashterpësisë,
Gjaku valë-valë qarkulloi, nuk shteroi e nuk shteron.
Ah, sikur të punohej me vepra, e jo me fjalë,
për përbashkimin e Dardanisë e Shqipërisë,
dhe trojet e tjera që na i kanë ndarë,
atë që na e fali universi, natyra, Shqipërinë natyrale
as e vogël as e madhe, ajo që ishte le të jetë…
S. Y.