October 28, 2026
Hasan Bulçari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËSIM… E MËSIM.
.

Dua të qesh, por nuk qesh dot,
Dhe këngës lehtë dua tja marr,
Por sytë kanë ditë njomur me lot
Dhe bota më kthehet e tëra në varr!
.

I fundit më ndjehet çdo mirëmëngjes,
Dhe natënemir-a ashtu më duket!
Në tmerrin se nesër dhe mund të vdes
Në cepin e errët, shpirti më struket.
.

Më ngel në grykë çdo telefonatë
Të them “mirë” a “keq” më nuk di
E ndjej tek ti psherëtimën e thatë
Eh ç’të thotë?!… Ai, i shkreti ai!

Armikut me armë, ja tregon vehten.
Në mundesh e mbyt dhe me duar,
Por shpresë e forcë nuk të mbeten
Kur nga vdekja ndjehesh i rrethuar!

Mallkuar qofsh ti që e studjove!
Mallkuar, mallkuar… veç mallkuar!
Në “guzhina” gjarpërin e gatove
Dhe botën mendove për ta shuar!
.

Të tilla skena nuk i harrojnë shqiptarët
Thirrjet pa shpresë dhe mes detit të zi
Pse dhimbjen ta kemi veç ne të parët,
Ne, me gjakun shpërndarë dhe n’Itali?
.

Po vdesim baba, po ikim moj nënë!
Ka ardhur aq pranë, ja tek rrugë e vjetër…
Kujdesu per ta, të jenë të ngrënë!
Lamtumirë vëlla, në një botë tjetër!
…

Hej, ishte ëndërr, zgjohuni prej tmerrit!
Dhe nesër patjetër që do të kalojë!
Por prijani kokën atij “guzhinierit”,
Kur “sheqerin” të vijë e t’ju dhurojë!
.

Se mirë e dini ç’është ai sheqer!
Po e harruat, më s’ka shpëtim!
Është koka e gjarpërit helm edhe vrer,
Ajo që helmon çdo lule dhe agim!

.
Hasan Bulçari C@ne 22/03/2020
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com