Urim për Atin… – Zef Bardhi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
~ .. Urim për Atin ..
(Në ditën e shejtë të Shë’ Nkollit)
Pak i njofta shejtnit e qjellës tonë të bekuem,
Masi s’më lanë t’pa fetë e frota qoft’largut t’kuq,
Veq atit Nikollë si u munova me’i ngja si burrë,
Sa herë uleshim dikur kamkryq rreth sofrës,
Bante kryq para bukës së pakët të kallamoqit,
E thonte;- lavdue qoftë djersa e bekimi i Zotit !
Ka mote pushon me t’parët dheut Ndërfanës,
O Atë i urtë si s’trove` kurrë jetës së të gjallëve,
Shpyrti Yt’ e fjala e Krishtit ta lulofshin paqen !
ZNB. ALB.- IT.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com