Dergjem e diell…! – Elvira Malo
Dergjem e diell….!!
Te gjitha fjalët po dergjen në lot
Puthja po thahet si petal trëndafili
Fjala po tretet lehtë si qiriri
Melodia e fajit pentagramin po los!!
Zjarrmi e një qielli të zymtë shpirtin po brymos
Dashuria ka mbyll krahët kryqëzuar
Sa vakët drita ka leshuar rreze
Puthja fjala melodia shtrenguar si në beze!!
E un e vetme cmundem të bëj
Pa dashuri lulja smund të jetoj
E lotin e mar ta kulloj në diell
Me to rrënj lëshoj mijra lule të mbjell!!
Vec ketë di të bëj se shpirtin kam të lire
Sa here të kem nevojë të puth do puthem
Sa here kam nevojë te qesh do qesh
Ti eja sa herë si dielli pas resë fjalën dergjem do ta lë vdesë!!
Elvira Malo!!