Jetuam për dashurinë – Blerim Muriqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Jetuam për dashurinë
Asgjë nuk ndryshon
As ti nuk plakesh
As harron koha
As fshinë gjë mosha
Asgjë, asgjë nuk zhbëhet
Dhe unë i nemitur mbetem
Nën pemën e ëndrrës
Pres të bien fruta, të bien
Mbi kokën time. Të zgjohem
Të të shoh shtegut tek ecën
Të të shoh shtegut tek vjen
Asgjë nuk ndryshon
Pa çka se shkopin mbaj e mbi shkop vjen
E nisëm me puthjen
Me puthjen nuk e zhbëjmë
Gjithçka jeton, gjithçka
Kam ruajtur të ngrohtin krah
Për faqen tënde flakë
Për dorën belit të zjarrtë
Dhe shkopi po na mbanë
Ne dhe dashurinë
Asgjë jo asgjë nuk shkrinë
Jetuam për dashurinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com