Harroni hallet – Bekim Kime Lile
——–harroni hallet——
….sot kamë një mendim,
të qeshim,këndojmë dhe verë të pimë,
ti harrojmë hallet për ca ditë,
po na ikën dhe një vit,
mbushini godatë,ngrini dollitë,
le të derdhet rakia lum,
mos u beni merak dy kv kam unë,
dhe është raki Përmeti,
do na kish zili dhe mbreti,
tani filloni me radhë,
të gjithë do thonë nga një përrallë,
unë i pari po e nisë,
si i zoti i shtëpisë:
…na ishte një herë e një kohë,fund viti si tani,
binte dëborë dhe shi,
mbledhur rrethë oxhakut të gjithë,
nëna,babai,dhe fëmijët,
cergat varur nga trarët mbi kokë,
unë me brekë të grisura kërkoja lap-top,
jo si këta që kini ju tani,
ne s’kishim drita,të punonte me qëri,
të flisja me miket si tani,
jo të bënim me letëra dashuri,
po të çatonim e linim takim,
tek burimi me ujë të ftotë i fshatit tim,
se puthëja në skype ishte e ftotë,
s’më pëlqente,
mund të vinte dhe gjyshëja të na gjente,
…eeeej miqt e mi,
po flasë unë po gri,
…unë ja fusë kotë,
ju pini,këndoni,dashuroni,
përrallën time mos e besoni,
…cërrrrrrrëë,po më bje ajfoni,
alo?alo?moooooos,erdha zëmër,Minia.