Cobanesha dhe Cobani – Eva Zoto
Ju pershendes miqte e mi.
Si dite feste qe e kemi sot, po ju hedh dy vargje humoristike.
Cobanesha dhe Cobani
Me nje sqepar e me ca gozhde
rrotull vathes, vjen cdo dite
ben te besh nje pune te mbare,
po lufton e nxjerr vec, syte.
Te therras, te them dy fjale
se vatha, do pune me mende
s’mbaron me nje cak e cuke
po ti prape, ben koken tende.
Hyn e del andej cdo dite
ndonje muaj, mbushe plot
c’borxh te patem, Une e dhite
qe shtroje s’po na ben dot.
I le kecat me dere hapur
ujkut, t’i vene vete ne goje
ndersa dredh dhogat me vrima
tek ato, ke gjetur loje.
Do te lozesh e s’kupton
se mosha, ben punen e saj
c’te duhen tij kecat edhe dhite
rri me gruan, t’ia cosh vaj.
O cobani im me flete
keto jane, shaka qe thashe
se ne bejme tende e shtrunge
une me pak e ti me shume