Ra një mjegull – Fani Duro
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ra një mjegull
———————-
Ne u ndamë në errësirë
Dhe u tretëm si një mjegull
Ndoshta fati qe i tillë
Loti syrit mbeti fshehur!
Ra një mjegull, mbeti heshtje
Ra një mjegull si një shi
Ku jam unë, ti ku ke mbetur
Ndjenja endur në vetmi!
Ra një brengë si një vesë
Në shikime mbet pa fjal
Brënda shpirtit vuri shtresë
Brënda zemrës mbeti mall!
Ra një heshtje mbeti mjegull
S’guxon buza te thot… pse!
Fjala e fundit mbeti pezull
Mjegull,shi,mbetëm dhe ne!
Fani Duro Mars 2020.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com