August 3, 2024

Në ndërrimin e moteve – Vehbi Ibrahimi Xhigoli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në ndërrimin e moteve

Në ndërrimin e moteve
Ndërrohen vitet
Jo edhe njerëzit
Ata ngelin
Me po ato vese !
O ju njerëz
Ndryshoni brendinë
Respektoni,
Falni më shumë
D a s h u r i !
O im Vëlla
Zemra ime
Në ty le të rrah
E ytja në mua
Kështu do na shtohej
D a s h u r i a !
Ç’kuptim ka
Ndërrimi i moteve
Pa Dashuri ?
Mos të jet
Ky ndërrim moti
Vetëm një trend
Një çast..!
Ta njohim
Ndërrimin e vërtetë
Të Motit
Pa kohë,
Pa K u f i j !
Dashtë ZOTI
Në Parajsat e Tij !
….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com