Liria- vjen nga barrikadat – Ylli Meçe
Liria- vjen nga barrikadat
…
Përse qënka e thënë që kaq gjatë duhet të presim
Teksa shtypjen e nëpërëkëmbjen për më keq ta durojmë?!
Prej gjakut që na rrjedh, vuajtjet tona një ditë a do reshtin
Apo do presim që lirinë të na falin e të na gëzojnë?!
—-
E kini parë rrugës të papunin dhe dëshpërimin e tij
Kur ai endet ,në vorbullën e shpirtit rebel të trazuar ?!
E kini parë, kur ai fshehtaz fshin lotët ,tamam si fëmi
Duke urryer kët botë të keqe, të qelbur , e mallkuar ?!
—..
Dikur një lypës plak, më kèrkoi pak lëmoshë nën zë
Duke më zgjatur dorën që i dridhej, nga rënkimet e tia
Ish një njeri i urtë, i bardhë e që kurrë nuk e pashë më
Por në vënd të tij..atje një reklamë : -” Rrofte demokracia” !..
……
Në qytete, femijë me lot në sy, lebetitur i kam parë
Mbi nënat e vdekura , nga armët që villnin plumba
Qumësht e gjak thithnin, nga gjokset pa jetë e të tharë
Teksa në qiellin e përflakur vrasèsit… lëshonin pëllumba
——
Kam parë zotërinj ” humanë” kur flisnin për “liri”
Në çdo konferencë për “paqe” tundnin degë ulliri..
Më pas në “Interkontinetal”-zhytur në rozë e origji
Për skllevërit ndryshoka vetëm koha, por jo zinxhiri !
——
E dimë se liria ndër shekuj , prej barrikadave ka kaluar
Prej qiellit si një meteor, kurrë mos prit prej saj të bjerë
Nëse unë e ti vërtetë, një botë të re duam për ta ndërtuar
Ndër barrikada e me gjak dëshmorësh – atje ajo ka vlerë !