August 10, 2024

Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në galaksi

Një këngë zogjesh,ëndërren e argjendtë
Më zgjoj
Dhe vargun e shkruar
Në dritën e diellit më ndezi misterin

Fluturoja hapësirave
Të ëndrrës së bukur
Në vetmi
Me zjarrin tënd të dashurisë

Si Penelopë kIsha pritur
Dashurinë e epshme të kurmit tënd
Rrugës së kthimit të kalorësve
Të Trojës
Për në Itakë

Çliroja zemrën nga plagët
Dhe vështrimi i ujërave
Më pikonte në dritare
Lotin e kalorësve të mbetur
Në betejë

E ftova zemrën te kullohet
Nga urretja
Nga mjegullat dhe shirat e motshme
Të botës së kthimit
Për në Atdhe

Me yjet më erdhe në galaksi shpirtrash
Me ngadalë ecje
Lodhjes së gjatë të rrugës
Verës, që kuqëlonte plot mrekulli

U përqafuam në përjetësi , si një Penelopë
Me Odisenë e pritjes në besnikeri
Zemrash ndezur

@xheminokshiqi muzai
Nj USA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com