August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Reçaku

-Në 23-vjetorin e masakrës në Reçak-
Ngjarje që la pa mend,
kur midis Europe
bëhen masakra të tilla,
mbetet pa mend
dhe vetë populli,
së kujtuari se pas ndodhisë
do të vjen një ditë
që ky vend do gëzijë lirinë,
larë çdo pëllëmbë me gjak
dhe e meriton, pa mëdyshje
e s‘do të mundet askush
t’ia shmang, jo kurrë,
por…
Pamjet morën dhenë,
tronditje, akuza, rënkime, qarje
bashkëvuajtje bote me këtë popull
që nuk ngriti kurrë kokën
nga zvillimi i robëuesit,
e vjen një orë e fundme
që rrjedha e historisë
tërësisht të ndërrojë
dhe flamur lumturie
këtu për herë të parë
e pse të mos valojë?
por…
Edhe zogjtë, edhe gurët,
edhe fëmijët, edhe delet,
të gjthë shohin tmerr tmerresh,
si u bë? Si u bë, si?
Që gjaku, që bari u shkelën!
I ndjekuri u bë ndjekës!
I burgosuri u bë burgosës!
Çlirimtari u bë polic, torturues!…
Si u bë? Si u bë, si?…
15.01.22
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com