August 7, 2024

Bëhu pohues ! – Tyran Prizren Spahiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BËHU POHUES !

Dielli sërish lindi me tërë fuqinë
libri i hapur në tavolinë
kafe dhe një poezi dua të lexoj
shpirtin të freskoj.
*
Le të ndriçoj kjo ditë madhështore
të ndiej aromën e bukur
përulem Lartëmadhërisë
unë sot frymoj, shijoj begatitë e jetës.
*
Buzëqeshjen, bisedat e gjata në dimër
pjesë e rinisë jam bërë
argëtim pa fund në dhomën e ndejes
shakatë domethënëse janë tejet udhërrëfyese.
*
Di, të gjithë nuk do gëzojnë këtë dhuratë
bartur janë në banesën e fundit
andaj, edhe ti bëhu dashamirës, bëhu njeriu i vlerës
fjalë të sinqertë, shpreh mirënjohje rrethinës.
*
Mendimet e lodhura, arrogancën
ankoro në portën e harresës, që tani, përgjithmonë
kthehu jetës, miqësisë, shpresës
koha nuk pret, mbase një ditë do pendohesh.
*
Kujto, urrejtja në errësirën e pafund shpirtin të gërryen
zemrën helmon
uro fjalë të mirë, nënshtrohu dëlirësisë
trashëgimisë duhet lënë, të të kujtojnë pas jetës.

Vazhdon

Prof Tyran Prizreni Spahiu
Vargje poetke
Shqipnjë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com