Moj e mjera Shqipëri – Bekim Kime Lile
—-Moj e mjera Shqipëri—-
…..po vjen prapë shoku Sali,
ku të mbytet Luli ziu,
tani që po vjen Saliu,
dil Amerikë në mejdan,
po ke bythë,po t’a mban,
Hrushovin,Enveri e shpartallojë,
në pallatin ”Balëshoi,,
nxirrte zjarr si dragoi,
i la te gjithë me gisht në gojë,
c’tju mollois,c’tju tregojë,
të gjithëve shurra ju shpëtojë,
kush të dojë të më besojë,
Kadarea mi tregojë,
tani thotë ju kamë gënjyerë,
nga frika isha dhjerë,
kishte Spac dhe Burrel,
kisha cuarë dhe unë të tjerë,
ja kështu o miqt e mi,
erdhi viti 91,
u krijuan shumë particëka,
me në krye këta komunista,
Enveri la amanet,
bje një,ngrihen dhjetë,
si lum Shqipëria,
na erdhi demokracia,
vdiq Enveri u ngjall Salia,
S.Godua,S.Gjinushi,
F.Nano vogëlushi,
N.Hoti listën e mbushi,
lum si ne moj Shqipëri,
në cdo lagje një parti,
u cudit Amerika,
Bejkerin dërgoj nga frika,
Saliut ja kishin frikën,
mos pushtonte Amerikën,
fati madh për Shqipërinë,
që ka ne krye Salin,
solli,Suden,Xhaferrin,Vehbin,
të gjithë si në përrallë,hanë e pinë,
të gjithë në kafene rrinë,
shitën lopë,dhi e shtëpi,
t’a lumësha moj demokraci,
po kur një ditë u mor vesh,
se paratë shkuan për lesh,
hyri sherri midis nesh,
Shqipëria shkojë per leshë,
mori kallash c’do shqipëtar,
njëri tjetërin për të vrarë,
Saliu,shokë Saliu,
po gjëmon e fryn veriu,
na nxiu jetën ky ditëziu,
ndau jugun nga veriu,
në c’do vatër plasi zia,
vriten njerëzit si bagëtia,
nuk ka zot në Shqipëri,
vdekja ha e bën kërdi,
partitë po bëjn krushqi,
si t’a ndajnë Shqipërinë,
për Fatosin e për Salin,
tallen të gjithë me popull zi-në,
humbi gjithë pasurinë,
të gjithë morën harratinë,
pushtuan Greqinë e Italinë,
u mbytën në det e në male ngrinë,
zi e madhe për Shqipërinë,
lutem nate e lutem dite,
me duar e sy nga perënditë,
mos hartë kurrë ai vit,
o popull:hapini sytë.