Mendoj shumë – Ilmi Cani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mendoj shumë.
Truri im është një centrifugë.
Para se të flej gjumë;
Shumë mendime kanë marrë rrugë.
Ca mendime të rënda, janë ngjeshur fort rreth aksit.
Ka një veçori ky truri im.
I pi lëngun, para se ta hedhë në lëvizjen brovniane.
Është krejt i lirë; deri sa merr peshën.
Mendimi i larguar;
Nuk është i harruar.
Ëstë thjesht, prolog.
Prologu që trus mendimin final.
Mi mendimin e menduar;
Për të jetuar
Jetën e bukur të përftuar.
Mirmëngjesi!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com