Dashuria – Kozma Ziou
Dashuria
Per ndjenjat e tua e te mia po shkruaj,
Ato jane si zogu jetojne ne fluturim.
Me to as ti, as une kurre mos te luaj,
Dashurine ta mbajme flake si ne fillim.
Ah’ fillimet, sa shume te doja e me deshje,
Tek mua mos te kalonte ere dhe veri.
Nese te qeshurat kthehen ne ngerdheshje,
Fajtor ne te vertete s’do jesh vetem ti.
Castet e embla, akoma me gacmojne,
Nga buzet tona hoje, – mjalte yjesh pikonin.
Fillimet, gjer ne fund te jetes do kujtojme,
Ne qiellin e shtate neve atehere rronim .
Ah’ sa e bukur eshte dashuria e pare,
Ajo edhe dallgen mal e kthen ne vale.
Porsi furrnalta ndez brenda nesh zjarre
As dhe ne varg s’pershkruhet me fjale.
Kozma Ziu 24. 1. 2022