August 4, 2024

Poezi kushtuar dëshmorit të Kombit- Zahir Pajazitit – Safet Pollomi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi kushtuar dëshmorit të Kombit- Zahir Pajazitit

Ishte në ballë
Ishte zemër zjarrtë
Ishte në radhë të parë
Në çdo demonstratë.

Armiqve të atdheut
Jetën ua fiku
Biri i Kombit
Zahir Pajaziti.

Ky trim i etur
Për të shtrenjtën liri
Mendoj t’i formonte
Kosovës një ushtri .

E formoj #UÇK-në
Komadanti legjendar
Krenohej me djemt e rinj
Që shkonin vullnetar.

Në luftë me serbët
Ballë për ballë
Luftoj deri në vdekje
Kurrë pa u ndal.

Populli yt ,o trim
Kurrë s’do të harroj
Emri yt-Zahir
Gjithmonë do të jetojë.

Autori :Safet Pollomi .31.01.2010

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com