E Premtja e paqme – Muça Vladimir
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Përshëndetje me një cikël poetik nga vëllimi “PEGASIANE”
E PREMTJA E PAQME
Tingujt e kambanës në flladin e mëngjesit,
Minareja thirrmon në te me kor;
Gjethet e palmës në rrezet e diellit
Si engjuj dëshirash pa kurrfarë horror.
Mjekra e krishtit ndrit horizontit,
Çallmë e Muhamedit me te rrugëton;
Me varak biblik nga xhybe e Shën Gjonit,
E Premtja e Paqme rrugët mbulon.
Mbështillen njerëzia me ngyra agimi,
Përzenë djajt në hone pa zgjim;
Grindjet e kallura në mure besimi
Sheshohen mëngjesëve në vendin tim.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com