Ta duam femrën ! – Drita Haxhillari
Ta duam femrën !!
Në vrazhdësinë maraton’
brengosemi në pafajësi,
në gjurmët ku ti kalon…
mbjell djerrina në ligësi.
S’di si bën hije mbi tokë,
derdhur lumenj me vrer’
shpirt thyer në k’të botë,
kujt tjetër i bëre qeder !?
I mistershëm si vetë deti,
nga fantazmat survejuar,
dallgë mllefi nga ty mbeti,
imazh i egër,i shpërfytyruar.
Robinë e shijes së hidhur,
meny servirur ndër dhëmb’
pafajësi në zinxhir lidhur,
butësi e shkelur me këmb’!
Siluetë shprese në agim,
nat’ ankthi që mori arratin’
e lirë si një zog në fluturim,
fole britme-kudo oshëtin..!
Loti i dhimbjes-në rebelim,
në djall ti që nuk ke zemër,
biletë e destinuar pa kthim,
s’lëndohet kurrë një femër !!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.02.2022