Nga blloku i “emigrantit” – Muça Vladimir
Nga blloku i “emigrantit”
UDHËTIM MBRËMJEJE
Kur kthehem mbrëmjeve,
Në rrugën time gjithçka s’e njoh;
Si në kupën qiellore,
Eci mes ligjëve të stranierit.
Nën hijen e oborrit
S’më pret vallëzimi i lehtë i lulesahatit,
Ku nga drita e bashkuar
Të drapërit hënor,
Bashkohet dhe drita
E shumë yjeve qiellorë.
Në pëntagramin e skamjes,
Përzier me këngën e fshesaxhijve,
Përpij vetëveten në përjetime.
Ndër flegrat e hundës
Më kundërmon erë pane,
Me dëshirën e zjarrtë,
Të një ore në sofër,
Në sofrën e një familjeje të pa ndame.
Radio “Adreatiku” më ofron lirikë të kohës
Nga sopranot te Te deum kishtarë,
Gjer tek tallavaja tregtarë.
Në dritaret e hapura,
Simbol e fener shprese,
Mes ndriçimit të amullt
Në sytë e një qeni;
Në këtë perendim mbrëmjeje,
I malluar për familjen,
Në qoshkun e një stranieri
Përgjërohem.
Castelnovo Di Soto Janar 2019