August 3, 2024

Eja pranverë – Besa Januzi-Rexhepi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Eja pranverë

Eja, eja e bardha pranverë,
Vishe petkun e gjelbërt me lule plot,
Sjellna pranverë në zemrat tona,
Mos na sill mërzi e lot!

Eja moj pranverë e mirë,
Shkrij akullin në zemrat e ngrira,
Të na ngroh dielli me rreze lëshuar,
Të lulëzojnë kopshtet në zemrat tona.

Eja moj pranverë e bukur, eja
Sjellë paqën kudo në botë, mirësi dhuro,
Mos të ket më urrejtje e gjelozi,
Të jetojmë të gjithë në harmoni.

Eja pranverë, e eja mos u vono,
Sjellna paqe në çdo shtëpi,
Ta gëzojmë jetën me mirësi e dashuri,
Akulli i zemrave le të shkrihet.

Eja moj pranverë e shpresave,
Ngrohe pak këtë shpirtin tim,
Të lulëzojnë lulet në kopshtin e shpresave,
Të sjellin aromë lulesh, gëzime shumë.

Shkrije borën, shkrije akullin,
Rreze dielli të na ngrohë,
Të ripërtrihet kjo natyrë,
Me lule plotë, zogjët të këndojnë.

28 shkurt 2022
Michigan!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com