August 6, 2024

Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë! – Taena Mata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nje muaj te mbare e nje pranvere plot buzeqeshje ju uroj miq te dashur!
❤🇺🇦❤🇺🇦❤

Dua të qeshen fëmijët ukrainas këtë pranverë!

Çdo vit
shoh gjethet e pemës,
Si çelin në sytha, shndërrohen në gjethe e bëhen të blerta,
pastaj i shoh të zverdhen me kalimin e kohës…
dhe skuqen e thahen,
e të murrma shndërrohen,
e mbi tokë të shtrihen të vdekura,
fillimit të dimrit a në fund te vjeshtës.

Por gjith’sesi,
pema nuk vdes,
Ajo qëndron e patundur, mbi këmbën e saj, të ngulur thellë në tokën mëmë,
E vetme,
E lartë,
E stërmadhe,
Dhe pranverave rëndohet e gjelberohet, sërisht nga gjethet e saj
Duke hijuar e hijeshuar botën nën të.

Por ka përbindësha, që vrasin pemët
Dhe njerëzit
Dhe djemtë e nënave
Dhe nënat
Dhe gratë e vajzat,
Vrasin buzëqeshjet e fëmijëve.

Nuk e di nëse në këtë pranverë
A do të bëjnë hije pemët në Kiev?
A do të cicërojnë zërat e fëmijëve
Nën hijeshitë e pemëve këtë herë…?

Sa shumë e dua pranverën,
Sa shumë dua, që ajo t’i vijë e bukur gjithë globit,
Por më të bukur se kurrë, dua t’u vijë
FEMIJEVE NE UKRAINE
Dua, që nga fytyrat t’u heqi dhimbjen e frikën, t’u thaj lotët e tu çeli buzëqeshjet!

TaEna
28.02.22

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com