August 7, 2024

Magjija e lumit – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miq e dashamirës përmes një cikli me poezi Ju uroj një fundjavë të këndëshme.

MAGJIJA E LUMIT
Çfar qoshk i bukur
Në shtjellën e Erzenit.
Në mbrëmjen e vagët,
Në vorbullat e ujit
Lexoj gjithçka që quhet poezi.
Aty energjia e vjelur,
Në një agim kuqalosh
Nderur zgjon mëngjesin plot freski.

Tek vau i Çaponëve,
Mbi suprinën e ujit,
Refleks i kregzave bregut të shtuftë,
Ndenjur me mua,
Symbyllur në një bashkësi,
Teksa mendimet rrymojn valës
Me shkulme shpirti
Si në rini.

Asnjë vend si këtu,
Si nëpër këtë lumë,
Ku çdo histori shndrohet në magji,
Nuk më josh më shumë,
Më ngop me poezi.
Vau Çaponit 2017

NË ZEMRËN TIME
Unë një emigrant
Pa lirinë e qënies time,
Një lundër në oqeanin e botës.

Larg truallit amë,
Prekur nga zamkë e pështymës,
Kalimëve dredha dredha të shtigjëve;
Mes një frike në kacavirrje,
Zvarrë më tërheq mendimi
Me rëndesën e gurit të vendlindjes,
Hapave trandur nga zhgënjimi.

Ai qoshk ujvarë ku mrizojn dëshirat
Lidhur m’a mban zemrën time;
Kur hap tjetër shtëpi,
Çfarë transmetimi nër vite!…
Të rënda kanatat e burgut arrati,
Shtëpija ku linda,
Shoqëria ime
Më rikthehet
Si një perri.
Manjagua Dhjetor 2018

METAFORA E LUMEJVE
Në vendin tim ka lumej
“Kokëfortë”që rrymojnë plot zhurmë,
Nuk bashkohen kurrë
Gjersa treten në detë
E mes valëve bëhen shpurë;
Turbullojn valën si të marrë,
Në deltë jan zotër,
Dhe kur rrjedhin imcakë
Nën qiellin djegagurë.
Por ka dhe lumej
Që mbytin njeri tjetrin,
Grinden mes valësh
Me ëndrra zaptuesish
Gjer në horizontin e deltës,
Humbur në rrjedhë vetëveten.
Do ish më mirë të mos ishte ky lumë
Pa rrjedhën vetanake të të burimit,
Pa zemrën gulçuese të vërshimit,
Pa aluvionet e shtratit të tijë,
Do ish më mirë
Më mirë do ish
Të mos tretej si qiri
Në tjetër rrymë,
Por të rrymonte
Në të veten liri.
Bureto skela e lumit Po 2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com