Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai
Të Dua🥀
” E botuar”
Të dua , është një fjalë magjike
Në thellësi ka një detë të gjerë
E larë me dritën e dlirtë të yjësive
Shperthen si një oqean i tërë
Të dua , sa fjalë e ngrohtë
Si llavë vullkani të përvelon
Ka ndriçim si një diell i fortë
Tokën në çdo cep e ndriçon
Lartë universeve mbretëron
Me të bukrin qiell dashuron
Si meteorë lajmëron njrerëzimin
Në jetë të jetëve nuk mbaron
Të dua, ka çelësin e globit
Si busull ka syrin me qerpikë
Dhe ti e ndien e shikon
Në bebezën e retinës ç’do ditë
Të gjithë të gjallët gëzojnë me dashurinë
Kur e paster ekziston dhe reziston
Universeve magjishëm e ngre lumturinë
Kush adhuron fort , jetën e jeton.
All rights reserved for @xhemi Nokshiqi muzai
USA