August 3, 2024

Të pa thënat fjalë… – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të pa thënat fjalë…

Ne do bëhemi varr i Fjalëve tona të pa thëna…
Do i marrim me vete, do i ndryj në arkivol, për ne të dy
Me xhelozi, me fanatizëm, si ruante vasha virgjërinë
Si e ruan mashkulli burrërinë

Mos ta di askush fshehtësinë tonë
Deri në vdekje si testament kurorëzimi na shoqëron
Se dikur duheshim barabar me xhelozi
Askush nuk e di e as s’ka për ta dit

Me gjoksin zbërthyer dhe puthitur për të bardhin tëndin gji
Ngulitur si tatuazh në zemër, si dëshmi për dashuri
Tash, për hir të kohës le të lidhim vargun e kujtimeve, zinxhir
Të harrojmë të kaluarën, nga një gotë harrimi duke pirë

Në gotën e verës së pa zbrazur të qelqit,
do të ngjaj në dy sytë e tu të zi
Dua që t’i cakërrojmë t’i shtjerrim e t’i thejmi gotat
Por jo, assesi zemrat tona të kristalta,
vetëm për të shtrenjtën tonën dashuri !

Dëshmitare duam të kemi në këtë natë,
vetëm hënën bashkë me yjet,
që të na shndris si qiellin e kaltër e të d’lirë
Fjalët tona të pa thënat
Të mbajtura e të ruajtura deri në përjetësi
Të na shoqërojnë deri në fund të jetës sonë,
për t’i mbuluar dheu i zi!…

Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com