Ne Mollishtë – Busavatë – Fetah Maliqi
Ne Mollishtë – Busavatë
Ah, vendlindja ime
Sa e bukur dukesh ti,
Dhe me mend erdha
Të shoh diellin në lindje!
Malli më mbërtheu
Zemrën me shtërngim,
Të them me zemër:
Të dua vendlindje!
N‘Mollishtë të Fetahajt,
Në vendin ku u linda e u rrita,
Këndshëm rrjedhë rruga e jetës,
Aty më e bukura rrezon drita!
Nëpër Bokë e Kodrobokë,
Gurit të Bregut e te Llanaku,
Dilet n‘Osoj e te Lugu i Thanave,
Te Dardha Rrumullake bëhet pikniku.
Te Kroni i Mixhës e në livadhe,
Plot aromë ajo dardha e madhe,
Shkon te kodrina, ku ka lule shumë,
Ku natën ndillet më i miri gjumë!
Dielli hap rreze, natyra gjelbërim,
Era e projshme te mbush frymëzim,
Zhurma e gjithëve këngën e ndjell,
Kopshti i mbushur ëmbëlsi të sjell.
Mandej në odë kur shtrohet sofra,
Kur qengji i pjekur ndahet nga copa,
Kur mirësevini thotë plaku i vjetër,
Të kap gëzimi si askund tjetër.
Dhe kohëve të reja ruhet tradita,
Ajo më e mira, ajo më e dëlira,
Dhe me kohën ecet me shkollimin,
Fetahajt tashti gëzojnë përparimin…!
23.02.22
Busavatë – Dardanë