August 3, 2024

Deshta – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Deshta

Deshta me të përqafu
edhe një herë
me ti ndje thell në shpirt
me e fresku zemren
për herë të fundit.
Deshta me ti prek duart
me ti shrengu
gishtat e mi
me i shti mes gishtave tu
por nuk munda.
Deshta me të puth
me shujt zjarrin e buzve
me ti kafshu
nuk e pata dert
edhe nëse kishe pas dhimt.
Deshta me fol me ty
po goja mu lidh
fjalt më humben
guha mu lidh
e dhamt më kërcicsshin.
Deshta me ik
po kambët nuk leviznin
hapat harrun ritmin e tyre
mbeta ulun
tu i pa syt e tu
që ishin mbush me lot.
Edhe një herë
edhe një jetë e dua për ty
se unë ashtu deshta.
Xhevat I. Prebreza 26 03.2022, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com