August 8, 2024

Emri baba sa të kishte hije – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EMRI BABA SA TË KISHTE HIJE

(Kujtimet për ditën e baballarëve)

I shtrenjêti baba,
Të mundi jeta sa më s‘ka!
Kurrë gëzime nuk përjetove,
Shumë të padrejta i përballove,
Jo, kurrë nuk u dorëzove!

Unë biri yt, Fetahu s’të harroj,
Pareshtur të kujtoj, me mallë!
Me ty ndodhive të largëta udhëtoj,
Andaj edhe vargje për ty po të kushtoj,
Me rastin e ditës së baballarëve, o baba!

Ishe burrë si koha të krijoi,
Ishe njeri si familja të edukoi,
Ishe prind çfarë koha e kërkoi,
Dhe sa munde na kuptove ne,
Na ndihmove për jetë të re!

Na kishte zbehur jeta nën robëri,
Shumë varfëri, asnjë pasuri,
Bukën e gojës fitoje për familjën,
Me sakrifica, djerës, mundime!
Me shumë lodhje vështërsi!

Jeta të kaloi, jo aq mirë!
Me dhembje e mjerime,
Me shumë të këqija,
Pa të këndshme përjetime,
E kishe etje për sa, më shumë gëzime!

Po dorë nuk hoqe nga e vërteta,
Për ty s‘vlente me turp as jeta,
Andaj na mësove të ecim drejt
Nuk çmallem dot asnjëherë me ty si dua,
Ndoshta pse jeta na ndau shpejt!

Mallin për ty kurrë se harroj
Kur zëri yt vjen zemrën t‘ma qetësoj,
Të shoh larë nga djersët
Me shikime ardhmërie,
Emri baba sa të kishte hije…!

19.03.22
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com