Pranvera – Fetah Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
URIME DITA BOTËRORE E POEZISË,-21 Marsi
PRANVERA
Erdhi pranvera me bukuri për ne,
Me shumë lule me shumë hare,
Përzuri borën solli gjelbërime,
Flutura e zogjtë shtuan fluturimin!
Duken bilbilat dallëndyshe gala,
Hutini sikur thotë: „ pranoni të fala!“
Bjeshka gurgullim e fryhet lumi,
Shihni ariun i ka ikur gjumi!
Bujku në arë vreshtari në vresht,
Petk të ri vesh çdo mal e kreshtë,
Fëmijët të gëzuar shihen ngado,
E duan pranverën, pranvera i do!
E kush nuk e do gjallërin pranverore,
Kur bukuritë, ngjyra aroma lulesh,
Natyra e mveshur me gjelbërim,
Kudo hjeshi, shtohen prore…!
21.03.22
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com