Ditëlindja ime! – Fetah Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DITËLINDJA IME!
E dua këtë ditë
Dhe i trishtohem,
Se ngapak plakem
E rrudhat shtohen.
Kur ikin vitet
Ndryshe ngroh dielli,
Disi krejt ndryshe
Duket edhe qielli.
Edhe urimet
Pak me gëzojnë,
Se humba një vit
Vallë të festojmë?
Themi kështu
E prap qetësohem,
Edhe me këto vite
Nisi e mësohem!
Duke u mësuar
E themi me bindje:
Të nderoj shumë
E imja ditëlindje.
Dhe mora gotën
E ngre dolli,
Nuk jamë i vjetër,
Jamë shumë i ri!
Jamë shumë i ri
Për jetë të re,
Prandaj ditëlindja
Është edhe hare!
U themi miqve:
Të dashur, gëzuar,
Ejani në valle
Për të festuar!…
01.04.22
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com