August 4, 2024

Edhe njëherë – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Edhe njëherë

Edhe njëherë kisha dasht
me të pa
me i ngi syt me nurin tand
me i marrë rrezet e para
të diellit e t’më ngrohin shpirtin.

Edhe njëherë kisha dasht
me të njoh
qysh të njoha në fillim
kur nuk e njihnim njani-tjetrin
që nuk isha vetëm
nuk kisha mendime tjera.

Edhe njëherë kisha dasht
me e kthy kohen ku e filluam
të ikim edhe njëherë
pluhni të na mbuloj gjurmet
dhe kujtimet tona të tymosura.

Edhe njëherë kisha dasht
me nejt me ty
me u çmall me ty
mengjeset me na qel
tu mos i mbaru llafet.

Xhevat I. Prebreza 08.04.2022 Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com