Vllaëzërit Sylejmani – Besa Januzi-Rexhepi
Vllaëzërit Sylejmani
Ndihen krismat gjëmojnë malet
Luftojnë trimat e Adem Jasharit,
Luftojnë vllëzërit Gurseli dhe Bajrami,
Bashkë me shokë ia dhan hakun gjakatarit.
Oj Kosovë oj heroike
Në çdo brez ke dhënë shumë trima,
Ke dhënë trima je lar me gjak,
Por Kosovën se lan nën shkja!
S’jem irrendentista, as terrorista
Jemi bijët e kësaj toke,
Çdo pëllëmbë do ta mbrojmë me gjak,
Lum për trimat që i ka Kosova.
Krisën armët, gjëmuan malet,
U qëllua Gursel Sylejmani,
Gursel vlla thirri Bajrami,
Gjakun tënd vlla, kurr se fali.
Tym e flakë Jezerci kallet,
Ra dëshmor edhe Bajrami,
Ra dëshmor trimi i malit,
Që mos të vdesi kurr.
Ishin vllazër të pandarë,
Gjithmonë pranë njëri tjetrit,
Ran dëshmor për lirin e atdheut,
Ashtu si në legjenda.
Nënë-lokja i puthi në ballë,
Hallall gjirin që ja dhash,
Gjaku juaj u bëft dritë lirie,
Gjithmonë do të jeni të gjallë.
Lumja nëna që lindi këta trima,
Që u dha zemër qëndrese,
Për liri u flijuat bashkë me shokë,
Mbetët gjallë për jetë e mot,
Plumbi jetën ua mori!
Atë ditë qan edhe malet,
Toka e ujitur me gjakun tuaj,
Do të qelin lule bozhur!!!
9 prill 2022