August 4, 2024

Luani dhe maçorri – Sevdail Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Satirike

Luani dhe maçorri

Një Luan prej xhungle
Zbret nëpër Luginë,
E takon Maçorrin
Shtrirë në lëndinë.

I sulet furishëm
Ta bëjë copë e grimë,
Mos i thotë Maçorri:
– Ti je vëllai im!

Çfarë vëllai më thua,
Paske rrëshqitur, ore
Unë kaq i madh
Ti i vogël fare!

Dale, vëlla i dashur
Pse ngutesh aman,
Hallet dhe kusuret
Më kanë lënë goglan!

Këndej në Luginë
Ta them pa ngurrim,
Veç pse jam maçorr
M’shkelin me qëllim!

S’më japin të ha
Madje as të pi,
Tërë jetën e lume
Punoj angari!

Desh u çmend Luani
I thotë eja shpejt,
Të shoh kush atje
Nuk të lë të qetë?!

Në hyrje të fshatit
Takojnë një Malësor,
Tek çante një lis
Ngadalë dhe me zor!

I kërcen Luani
E mbërthen për fyti,
Ke mëshirë të lutem
Unë jam Sahiti!

O mbret i fuqishëm
Të kërkoj ndjesë,
Më ndihmo ta çaj
Lisin në dy pjesë!

Fute këmbën këtu
Që ta ndërroj pykën,
Pastaj kësaj pune
Ia lidhim grykën!

Luani vë shputën
Pa menduar mirë,
Malësori heq pykën
Dhe e zë jesir!

I del nga prapa
Me hu e godet,
Deri sa bytha
Tim e flakë i qet!

Luani i thotë Maçorrit:
– O vëlla s’e kam ditur?
Me kë paske punë,
Tepër qenke rritur!

Spica Metalike
(Ilustrimi marrë nga interneti)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com