August 3, 2024

Amaneti i motrës – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AMANETI I MOTRËS

(Kushtuar dëshmorës Antigona Fazliu luftëtare e lavdishme e UÇK-së bijë e denjë e krahines Dardane të Shqiperisë)
_______________
Nëse unë bie në luftën për liri…
ti ore vëllai im
Kokën vendosma nga drita
mbi një gur !
E di ..në kaloftë një shqiponjë diku
aty në fluturim
Nga flatrat e saj, por dhe prej gjakut tim
ne do të bëjmë një flamur!
—-
Përqafoma nënën dhe.. kur të vi
nuk dua të më qajë
Edhe babën që sa shumë desh
të më shikonte si nuse
Nuk ka gjë ! Nëse me të bardha
nuk e bëra dot një pajë
Më përcillni me armë e si vello,
më hidhni kordelen e kuqe !
—–
U thoni shokève të mi luftëtarë
se i kam si yjet
Se me plumb sëbashku qëlluam
mbi plumb të armikut
Me ta, për liri rendëm me armë
sulmuam madje dhe qiejt
Për Mëmedhenë, zemrat tona i bëmë
barrikada prej çeliku !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com