August 5, 2024

Kur zemra të bën bllok – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një të Dielë të këndëshme përmes një cikli poetik

KUR ZEMRA TË BËN BLLOK

I këpute kavot e pasarelës
Kur vështrimet i lidhëm sy me sy,
Atëherë lumi i ndjenjës n’a rrëmbeu
E lumëshpirti vërshoi me dlirësi.

Ndonëse në shpirt më je kudo
Unë mbytur jam në tëndin sy,
Në qiellharresë akoma shoh
Një lulegonxhë me aromë besimi.

Më shurdhe në heshtje virtuale,
Fytyrën trete te tjetër shok,
Tjetër zemër me fytyrë Circeje
Mbi brigje ngritur, e bëre stok.

Lumin në rrjedhën e gulçuar
E shterr veç zjarri i shikimit tënd,
Se urëpasarelë tmerrësisht rrëzuar
Nga pritja e gjatë u ndryshk, u shemb.

Vjen një ditë e di, s’më ndjen
Të qëndroj afër si vëlla, si shok,
Se Halley kometë më nuk vjen,
E zemra e lodhur, të bën bllok.

Se Ti i këpute kavot e padarelës
Që lidhnin dy brigje të dëlira shpirti,
Lumi i ndjenjës në dallgët e jetës
Si në facebok mureheshtje ngriti.

BOTË ZHGËNJYESE
Më mbyti kjo botë me halle,
S’më mbeti në shpirt asnjë profet;
Veç xhindet më hedhin valle
Si qënie të reja, nga tjetër planet.

Pas çdo dite ëndrrat e reja
Si kllounë më vijnë, brithyer në skaj;
Grinden shenjtorët si njerëz pa ndjenja,
Si shenjti djall në ikonostas.

Zë arratiset nga shpirti mirësia,
Paraja zë vend, si më me vlerë,
Zbritën xhindët nga gjithësial
Shaluar si Zoti, mbi rrufetë.

Ç’daulle më ndjek në këtë funebër,
Brinjëthyer,shpirtbosh në këtë soltic?!!
Zhgënjimi, lugat m’a mbyti ëndrrën
Me metafora të reja, si zogu mitik.

S’E DIJA MËKAT
Mbi qerpik të shkrova kujtimin,
S’e dija që po bëja mëkat;
Ky rimel s’tu nda ndër vite,
Si puthje adoleshente, e pa fat.

Ëndrra rinore në lukthin e grykës,
Verem na mbeti fat i rinisë,
Jeta si mjeshtër i shpirtgrafikës
Mbi ne shënjon veç bardhë e zi.

Mbi çadër shpresash pika shiu
Në shpirt trokasin si ngahera.
Një nyje shprese lidha shpirtit,
Të mbaj zgjuar kujtime të tjera.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com