August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Satirike

PASIONI

Gjermani nga Boni, me oreks bizoni,
Për të ngrënë me shije e josh pasioni!

Vazhdimisht ushqehej, në një Restorant,
Të njohur për rregull dhe meny t’begat.

Një ditë papritur, mbushet me hidhërime,
N’pjatën me supë, kur e vëren një qime!

I thotë kamarierit, ma sill shefin shpejt,
Si nuk keni turp, me këtë marifet!

Vjen me vrap shefi, desh u çmend fare,
Nuk dinte ç’të bënte, as të gjente qare!

Ngarend kuzhinierja, si një sulltaneshë,
Heq qimen nga pjata, i flet diç në vesh!

Gjermani buzëqeshet, me “kajne” problem,
Vazhdon për të ngrënë, supën pa dilemë!

Pas pak del shefi, për t’parë një sekond,
Mirëpo, myshteriun nuk e gjente dot!

Me t’shkuar n’kuzhinë i shtrëngon dhëmbët,
Kur sheh gjermanin, me kokën nënë këmbët!

Eh, për një fije qime, desh na qove peshë,
Tani që ke futur gojën në lesh..!

O mik i dashur, po ta them trup:
– Kur hamë lesh, hamë lesh,
– Kur hamë supë, hamë supë!

Deri sa nuk ndahet, sheqeri nga shapi,
Do t’na bëhen punët, sikur lesh arapi!

Spica Metalike
(Ilustrimi marrë nga interneti)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com