August 3, 2024

Endërr dashurie e ndërprerë – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Endërr dashurie e ndërprerë
—-
Atë ditë shkurti, asaj ,
dëbora e dëndur krejtësisht i mbuloi supet.
Me” vello të bardhë” pa pritur mendoi :
Po bora a është e mirë ?..
Befas një partizan që pat në krah,
e shkëputi krejtësisht nga mendimet
Për t’i thënë: Gëzuar shoqe “nusërinè”,
gëzuar… e me një Shqipëri të lirë !
—-
Ajo ngriti kokën duke qeshur,
teksa bardhësia i ra papritur mbi qerpik
Qeshi,ngaqë nuk mund ta mendonte veten kurrësesi
nuse në dëborë
Për herë të parë , bashkë me lirinë ,
në atë operacion të egër dimri
Sa do të dëshironte prej shokut të saj,
mbi krye të kishte një kurorë !
—–
Ndodhi, që keq u ngatërruan atë ditë
fishkëllima e plumbave me erën
Sikurse nuk kuptohej as vet koha
që ulërinte me psikamë si e marrë
Dhjetra vite më mbas,
dikush në ditën e bukur të pranverës
Mbi gërshetin e një emri
vendos një kurorë mbi mermerin…
pa fustan të bardhë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com