Sikur të isha djalë! – Enkeleda Reka Laloshi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sikur të isha djalë!
Disa herë jam në mendime.
Të isha djalë në këtë jetë.
Do ndërtoja botën time.
Krahët do bēheshin me fletë.
Mendoja sikur të isha djalë.
Frikën nuk e njoha kurrë.
Flladi i jetës fryn ngadalë.
Gjaku më ndizet si furrë.
Ka plot femra trimëresha.
Forca i buron nga shpirti.
Atyre u thonë ‘Princesha’.
Freskia në fytyrë ju ndriti.
Djalëri të mendova dikur.
Ylberin s’kam për ta kaluar.
Pranvera vjen e plagosur.
Për luftra të mos kisha dêgjuar.
Enkeleda Reka
Berat
21/04/2022
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com