August 5, 2024

Kam dashur – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kam dashur

Kam dashur…në zemrat e njerëzve të trokas.
Të ndajë me ta , humanizëm e dhëmbshuri.
Por zëri im…nëpër shkretëtira u përplas.
E gjërat mbetën ashtu siç qenë…për çudi!

Rreth e qark , plot njerëz…sigurisht nuk ishin hije.
Po përse trokitjen time , nuk e dëgjonin?!…
Zemra e plagosur , më bëhej fije – fije.
Ata në një muzikë pa kuptim…vallëzonin!.

Në zemër të gjyqësorit të pashpirt , kam trokitur.
Por trokitja , nëpër planete të tjerë u përplas.
Njerëzit për rreth , më thonë: – Ti ke lajthitur.
Nuk di , me njerëzit…a me fantazmat flas.

Sa çudi…Çdo njeri që kërkon drejtësi.
Na qënkërka i çmendur…njeri i lajthitur!
Të lajthitur quheshin edhe në lashtësi.
Kushdo që rrëfente…të vërtetën e hidhur.

Gusht , 2010
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime diamanti”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com