Nënë e babë , nuk janë këtu – Ilmi Cani
Gëzuar; me nënë e babë, motra e vëllezër!
Uronim njëritjetrin dikur.
Nënë e babë , nuk janë këtu.
Nuk kanë ikur.
Kur ikën; dritat si lanë fikur.
Motrat janë motra; me dhimbje nëne,
Sinur
Vëllezërit, janë vëllezër.
Zemrës i kanë vënë mur.
Gëzuar të gjithë; me ata , me mur e pa mur!
Me ato që zemra u dhemb me sinur.
Gëzuar!
Kjo natë e madhe; me dashuri motre,
Nëne; shembtë çdo mur!
Që nënë e babë; të mos jenë të ikur.
Që drita e tyre të mos jetë fikur!
Ju përqafoj nga larg;
Me dashurinë e njeriut të ditur.
Që drita ëngjëllore; të mos jetë fikur.
Gëzuar!
Kjo është një dëshirë.
Zoti ma pranoftë!
Këtë urim të dlirë!
Gëzuar kah mot!
Shembni muret sot!
Seështë më mirë!
Nënë e babë; nuk janë këtu
Dhe janë këtu.
Nok mund ti përqafojmë.
Se ata janë dhe prej dheut.
Se ata janë shpirti i dlirë
I fluturës pranë dritës.
Eja të përqafohemi!
Si dezhën ata:
Të gëzojmë e glzohemi!