Shqiponja & Korbi! – Besnik Lamaj
Titulli : SHQIPONJA & KORBI !
Autori : Amb .A F. Besnik Lamaj
Vendi : Vlorë Albania Shqipëri
Data : 12/05/2022
Të dy ishim shokë , të desha s’i mik
T’i më tradhëtve , dole shumë armik
Më qëlloje me sqep me sqep më çukit
Servil , spiun dhe më shumë hipokrit .
Na u rritën krahët – do fluturonim në lartësi
Pritëm moj shqiponj , do vij dhe unë me ty
Morëm fluturimin në të blujtin qiell
Në rrezet e ngrohta të të bukurit diell .
Morëm lartësi t’i s’merrje dotë frymë
Dale shqiponjë , më merrë lartë mbi shpinë
Fillove mbi shpinë , siç e ke zakon
Me sqep më çukit , me sqep më qëllon .
U ngjitëm më lartë , u paksa oksigjeni
Pa më thuaj zoti korbë – veten s’i e ndjeni
Korbi mblodhi krahët , këmbët bëri tok
Në lartësi humbi ndjenjat dhe ra poshtë në tokë.
Të thashë zoti korbë s’je për lartësi
Rri aty ndër ferra dhe kapë ndonjë mi
Unë nga lartësia përzgjedh ç’më do zëmra
T’i e ke në genë , jetoni me kërma .
T’i ndryshove ngjyrën , u lyeve në të verdhë
Nga shpirti , nga zemra – ngele po prap sterrë
S’ka rëndësi ngjyra , s’ka rëndësi lëkura
Kur të mungon ndërgjegja , kur të mungon kultura.
# I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjer në qafë shqiponjës është korbi . I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hapë krahët dhe fillon të fluturoj lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja korbit për shkak të mungesës së oksigjenit.
Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë.# ! ? .
Të drejtat e autorit të rezervuara