August 3, 2024

Një dhimbje e embël – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një dhimbje e embël
—–
Mbase rastësisht
por te një gur i dalë rruge u pengova
Di gjithashtu se nga shëmbja
kërcinjtë me dhe, mu mbuluan
Madje të gjitha dhe përskuqjen e brrylave
krejt i durova
Nga vetrrjedhja e gjakut tim
tokë e gur u kuqngjyruan
—–
Për momentin, ndjeva dhimbje
dhe vërtetë jo pak
U ula mendueshëm aty pranë,
mbi trungun e një lisi
Tokës time që dua
i dhashë, fare-fare pakëz gjak
e nën lëkurë,ajo më futi dheun e një guri
a të një plisi..!
—-
Ju betohem se këtë ndodhi
nuk do ta besoja as në endërr !
Kush na lidhi kaq fort me njeri tjetrin,
të jetë vallë kjo, një rastësi ?
Në tokën tënde dhe kur “ajo te vret”
dhimbja qenka e embël !
Ashtu si çdo popull i rruzullit
lidhur ngushtë me tokën e tij !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com