Planeti i majmunëve – Sevdail Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Satirike
PLANETI I MAJMUNËVE
Kujt i ka rënë hise
Të shoh film ekspres,
– Planetin e majmunëve
E mban në kujtesë!
Këtij farë regjisori
Mos i qofsha falë,
Me këtë kryevepër
Na ka lënë pa fjalë!
Kështu dhe Darvini
Mbështet teorinë:
Njeriu nga majmuni
Del me origjinë!
Tani vjen dhe lija
Nergut prej majmunit,
Po na fut virusin
Me madhësinë e kunjit!
E sa majmunllëqe
Të tjera n’Evropë,
Fatin e njerëzimit
E mbyllin në gropë!
N’këtë botë ndryshe
Që e quajmë planet,
Sa shumë na shtohen
Majmunët n’pushtet!
Nëse kështu vazhdon
E ndërrojmë teorinë,
Majmuni prej njeriut
Është me origjinë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com