August 6, 2024

Më tha muza…! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më tha muza…!

Mos u ngut me fjalën, miku im !
Më mirë të jesh, sa më fjalë-pak,
Po si buka e shijshme që do gatim,
Ashtu dhe fjala jote të jetë, në varg !

Se fjala fjalën heq e vargu një varg…
E kanë thënë të urtët, thonë dhe sot
Kur ecën avash, do shkosh më larg !
Po bërë u ngute, s’do të arrish dot…

Fjala është flori, floriri i rallë,
Matet me peshore farmacie…
Dhe po aq magjike,si një përrallë,
Muza poetike ka këtë lloj mjeshtrie !

Musa Dushica
10 Qershor ‘22

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com