August 3, 2024

Do isha aty po nuk jam – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do isha aty. Po nuk jam.
Nuk jam e jam.
Si kufomë;- qindra km larg.
Trupi im ; në lumbardhë u lag.
Shpirti im me t’ dy lumenjve vlagë.
Trupi im është këtu.
Shpirti më është atje;
Ku dy lumenjtë piqen edhe ngrejnë re.
Ngrejnë re edhe bëjnë dritën;
Re të ylberta që s’ përsëriten.

Jam këtu. Po do isha atje.
Të dy lumenjve tu bëhesha re.
Tu bëhesha reja; n’ ylber të bashkimit.
Tu bëhesha drita;
Dritë e ylberimit.

Se vij prej një lumit që m’ njeh lakuriq.
Plot dritë e ylbere; m’ njeh kënga e bsshkimit.
Të përndritjes ylberimit.

O prizren; o kryeqendër e mendimit tim
O drita shqiptare;
Për bashkim ylberim.
Jam në Prizren: ku zemra më rreh shqiptarisht.
Jam me trup këtu
I malluar marrëzisht.

I malluar i malluar.
Burxli për jetë;
O Prizren i bekuar.

Shkoni në Prizren;
Se ju pres atje.
Me shpirtin- dritë mbi re.
Mbi retë e dritën e dritën që ngrejnë dritë
Mbi dy drinat tanë;
Dy lumenj të bukur janë.
Dy lumenj që përplasen e këndojnë
E lumenjtë e gjakut;
Që lirisë i ndriçojnë.

Hej!!! Këta lumenj gjaku.
U derdhën, për lirinë e Kosovës;
Së paku.
Ma mbani pak këngën!
Këngën;
Se s’ma mba shpirti.
Hejj!
KOSOVË.
KOSOVË E BASHKIMIT KOMBËTAR!
Bija që dhuroi gjak;
Për bashkim kombëtar.

LAVDI HERONJVE TË UÇK!
Lavdi atyre që dhanë gjakun;
Për lirinë e Kosovës e bashkimin kombëtar!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com