August 3, 2024

Një ditë – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË DITË….

Një ditë kur don të flet me mua
më telefono
do ta hap telefonin, nuk do të flas
në heshtje do ta dëgjoj zërin tënd.

Një ditë kur don të qajsh, më telefono
nuk të premtoj se do të bëj të qesh
por, të premtoj se do të.qaj me ty.

Një ditë nëse ke vendos të ikësh
leje telefonin hapur
dua ti dëgjoj hapat e ikjes
hapat që më godasin në zemren time.

Një ditë nëse ke vendos të më harrosh
më telefono që ta përballoj termetin
e atij momente kur zemra
merr një plumb nga fjala jote.

Një ditë nëse me telefonon
dhe unë nuk të përgjigjem
eja me vrap tek unë
se kam nevojë për ty në qastet e fundit!

Xhevat I. Prebreza 25.06.2022, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com