August 4, 2024

Vargu im – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vargu im

Vargu im nuk fletë…
Po e bën tjetrin të flasë,
Ai rri i heshtur, e i qetë…
Muza i prinë dhe ndjek nga pas !

Në shoqërim me dallëndyshe,
Herë bilbilin, dhe kanarinën
N’degë qershie, molle, pishe,
Thurin këngë, mbulojnë lëndinën.

Gëzon qielli, nga retë zhveshur
Deti valën lehtas shtrinë…
Në rreze dielli, të buzëqeshur
Vargu n’art, vetëveten shkrinë !

Kur më tej vazhdon udhëtimin,
Vargu i lirë, mes për mes fushash
Gjithandej e merrë bekimin…
Kënaqet në lojë, mes drenushash !

Kur i bukur zbardhë agimi…
Në fusha, male e bregore
Nis këndon, ky shpirt i imi
Bukurisë së trojeve arbërore !

Musa Dushica,
24 Qershor ‘22

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com