August 3, 2024

Ti ishe për mua, e pamposhtur si Troja – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” TI ISHE PËR MUA E PAMPOSHTUR
SI TROJA.”
( I. Kadare )

Asnjëherë, nuk të kam kuptuar,
Se çfarë, ke qenë ti për mua,
U bëmë vite, që të kisha harruar,
Por instikti për ty, seç m’u zgjua.

Se si m’u zgjua, nuk e kuptova,
Se për njëri tjetrin, të huaj u bëmë,
Një kohë të gjatë, nuk të mendova,
Por, në ëndërr më hyre mbrëmë.

Më hyre, dhe asgjë nuk më the,
Ajo mos thënie e kishte çudinë,
Vërtetë s’më fole, ike dhe më le,
Por ma ndeze prapë, dashurinë.

Atë dashuri, që të djeg si vullkan,
Dhe nuk të freskon, asnjë ujvarë,
Eh, kur të dridhej kurmi nën fustan,
Të mendova ty, si për herë të parë.

Nuk më harrohen, psherëtimat e tua,
Me klithma dhe ulërima, jo vetëm,
Dhe kur enigma atë natë u zbulua,
Si të vdekur, një çast ne mbetëm.

Një natë, s’të mjaftoi, as ty as mua,
Prandaj, një natë tjetër, për ty e doja,
Një varg i Kadaresë, tani m’u kujtua,
“Ti ishe për mua, e pamposhtur si Troja “.

Petro Sota 5 korrik 2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com