Ata – Selajdin Gashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ata
Mendonin larg dhe thellë
E s’flisnin, por bënin
E s’shpërbleheshin, por gëzonin
Atyre ua kemi borxh të lexuarit
Këngët, thellësinë, dhe jetën
U falemi përmallshëm dhe heshtim
Si ata
Atëherë ata thanë se asgjë s’humet
Ne besuam, menduam thellë dhe pamë larg
Pastaj ata shkuan e ne na ushqen kujtesa
E një parajse
Nga libri “Labirint” 2012
Autor, Selajdin Gashi
Gjermani
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com